Lloga: Privatisht mendoj se duhet të kthehet dënimi me vdekje

187

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë. Ai tha se sot është ditë pikëllimi për vendin tonë.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Askush dhe asnjë fjalë nuk mund ta shlyej atë që ka ndodhur. Ju shpreh ngushëllime famijlarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë për këtë ngjarje të rëndë dhe besoj se dënimi më i lartë në vend duhet ti shqiptohet këtyre monstrumeve, këtyre njerëzve të cilët nuk mund të thuhet se janë njerëz dhe besoj se dënimi me burgim të përjetshëm do të jetë dënimi më i paktë që mund tu jepet këtyre personave”.

Lidhur me dënimin me vdekje, ministri Lloga theksoi se Kushtetuta e ndalon atë, dhe gjithashtu kemi miratuar edhe protokolle dhe konventa, që e ndalojnë dënimin me vdekje. “Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të këtij shteti që mendojnë se dënimi me vdekje do të ishte shpëtim për ata monstra dhe jam në anën që ata ta përjetojnë deri në fund të jetës, në ndërgjegjen e tyre për atë që kanë bërë dhe çdo ditë e më rëndë ta përjetojnë këtë ngjarje. Dënimi me burg të përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet ta shqiptojnë institucionet tona”, deklaroi Lloga.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Comments