Lojtarët e Milanit tallen me Higuainin: Chelsea s’ka para për të t’i blerë rrobat në masë XXL

382
fresco

Gonzalo Higuaini është duke tentuar të përshtatet me jetën në klubin e tij të ri, Chelsean, mirëpo kjo gjë nuk i ka ndaluar ish-bashkëlojtarët e tij që ta tallin në postimin e tij të fundit në Instagram.

Ylli argjentinas e publikoi një foto nga seanca stërvitore me Chelsean në llogarinë e tij në Instagram. Megjithatë, aty, Higuain u bë viktimë e talljeve të dyshes së Milanit, Susos dhe Jose Maurit, të cilët e ngacmuan për rrobat e tij.

Fotografia, në të cilën shihej Higuaini duke i bërë disa stërvitje në rrobat e tij me logon e Chelseat, u komentua nga Suso dhe Maurit, të cilët sugjeruan, me shaka, se klubi i ri nuk po ia ofronte masat adekuate të rrobave argjentinasit.

“Ata mund të të japin ty edhe pantallona më të gjera”, i komentoi Suso.

“Jo, ata i shpenzuan të gjithë paratë për të të blerë, kështu që nuk kanë më rroba në masën XXL”, komentoi Mauri.

“Të kaltrit” e kompletuan transferimin e argjentinasit, i cili kishte qenë i huazuar nga Juventusi në Milan për këtë sezon. Higuaini është i zëvendësuar në Chelsea deri në fund të sezonit dhe pastaj anglezët e kanë mundësinë për ta blerë, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari nuk u regjistrua në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, të cilën skuadra e Maurizio Sarrit arriti ta fitojë përmes penalltive, me rezultat 4-2, duke e zënë kështu një vend në finale të Carabao Cup.

Por, Higuaini është në dispozicion të Chelseat për ndeshjen e së dielës kundër Sheffield Wednesday, e cila do të zhvillohet në kuadër të FA Cup.

Comments