Lojtari i Partizanit të Beogradit i shpall ‘luftë’ Skënderbeut

281

Menjëherë pas shortit lojtarët e Partizanit të Beogradit kanë besim se do të kualifikohen në raundin tjetër.

Në një intervistë për mediat vendase, mesfushori Milan Radin i ka shpallur “luftë” Skënderbeut pasi ai beson se skuadra e tij mund të kualifikohet përpara korçareve dhe rivalëve të tjerë të Grupit B.

“Ka dy anë të këtij shorti, nga njëra anë ne dëshironim të luftonim me skuadra si Arsenali. Megjithatë, mendoj se shorti është i favorshëm dhe jemi në një grup me skuadra ndaj të cilave mund të fitojmë. Mendoj se kemi një shans real për të arritur në fazën tjetër të turneut. Do përpiqemi për të kaluar grupin”, u shpreh ai.
Kujtojmë që fati i goglave ka vendosur që Skënderbeu të jetë pjesë e Grupit B së bashku me Dynamo Kyiv (UKR), Young Boys (SUI), Partizanin e Beogradit (SRB).

Comments