Lojtari që i shënoi sot Kosovës nuk kishte shënuar qe 4 vjet

301
fresco

Mbrojtësi kroat, Domagoj Vida, që shënoi sot golin e vetëm për Kroacinë dhe të fitores kundër Kosovës, nuk kishte shënuar gol në gara ndërkombëtare qe katër vjet, njofton Klan Kosova.

Vida, që luan për Dynamo Kyivin, shënoi me kokë në minutën e 74 pas një krosimi të Luka Modric.

28 vjeçari që për kombëtaren luan që nga viti 2010, golin e parë për Kroacinë e kishte shënuar në vitin 2013 dhe që atëherë nuk kishte tundur më rrjetën, për ta bërë këtë vetëm pas katër vjetëve, kundër Kosovës.

Kroacia me këtë fitore rrëmben përsëri vendin e parë me 16 në grupin I, Kurse Kosova mbetet aty ku ishte, e fundit me vetëm një pikë.

Comments