Forca të armatosura të policisë kanë rrethuar një automjet dhe arrestuan drejtuesin e tij….
Forca të armatosura të policisë kanë rrethuar një automjet dhe arrestuan drejtuesin e tij, pasi kishte goditur disa këmbësorë e ciklistë, e më pas u përplas me barrierat e sigurisë jashtë Parlamentit britanik.
Sipas BBC-së, disa çiklistë u goditën por askush prej tyre nuk është në rrezik për jetën.Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se dy persona u trajtuan në vendngjarje dhe u dërguan në spital.Dëshmitarët dëgjuan një goditje të zhurmshme kur një automjet ngjyrë gri goditi barrierat. Ata thonë se u larguan në panikë, pasi kishin dyshuar se makina mund të përmbante eksploziv.
“Scotland Yard” për momentin, po e trajtojnë incidentin si një përplasje serioze për shkak të trafikut në rrugë. Por, pavarësisht kësaj, një kordon sigurie është krijuar përreth Parlamentit dhe mbi 200 oficerë janë dërguar në “Uestminster”. Përplasja vjen 17 muaj pasi Khalid Masood shtypi këmbësorët në urën e “Uestminster”-it, përpara se të therte me thikë një oficer policie në portat e Parlamentit.