Londër: Zjarr i madh, pallati përfshihet nga flaka
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në Londër të Britanisë së Madhe, duke bërë që 80 zjarrfikës të përpiqen të shuajnë flakët.
Policia ka evakuuar të gjithë banorët e pallatit, ndërsa momentalisht nuk raportohet për të lënduar, transmeton syri.
Zjarrfikësit po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët e zjarrit për të mos lejuar përhapjen e flakëve.