Lozanë: Per 27 km/h tejkalim shpejtesie, francezi ndëshkohet me 90 mijë franga…?!

480

Një biznesmen francez, është përballur me një gjobë të rëndë në Lausanne pasi u kap duke tejkaluar shpejtësinë.

Sipas gazetës 24 Heures, ai dyshohet se në gusht të vitit 2025 ka qarkulluar me 77 km/orë në një zonë ku kufizimi ishte 50 km/orë, pra pothuajse 30 km/orë mbi limitin e lejuar.

Autoritetet e kantonit Vaud vendosën që ai të paguajë gjithsej 90 mijë franga zvicerane. Arsyeja kryesore për shumën e lartë lidhet me sistemin zviceran të llogaritjes së gjobave, ku dënimi financiar përcaktohet sipas të ardhurave dhe pasurisë së personit që ka kryer shkeljen.

Sipas llogarive të prokurorisë, janë vendosur 40 gjoba ditore nga 2 mijë franga secila, që arrijnë në 80 mijë franga. Ky dënim është pezulluar për tre vjet, ndërsa shtesë biznesmeni duhet të paguajë menjëherë edhe 10 mijë franga të tjera.

Siç përcaktohet në nenin 34 të Kodi Penal Zviceran, një gjobë ditore varion nga 30 deri në 3 mijë franga zvicerane dhe llogaritet mbi bazën e rrethanave financiare personale, të ardhurave, pasurisë, stilit të jetesës dhe detyrimeve familjare të të dënuarit, transmeton faktiditor.info .

Revista Bilan vlerëson se pasuria neto e këtij biznesmeni arrin në disa qindra milionë franga zvicerane.

Comments