LR-PDSh: Aktivistë të “Besës” po na bashkëngjiten



Lëvizja për reforma në PDSh, në një pres-konferencë ka lajmëruar sot për lëvizje kuadrosh brenda partive jashtëparlamentare…
Katër koordinatorë të nëndegëve të Lëvizjes “Besa”, një anëtar i kryesisë së degës së Tetovës dhe një anëtar i këshillit nismëtar kaluan në radhët e Lëvizjes për Reforma – PDSh, njoftojnë nga partia e Selës.
“Ne jemi nismëtarët e themelimit të strukturave të Lëvizjes “Besa” në degën e Tetovës. Gjithmonë kemi pasur dëshirë dhe vullnet që t’i shohim të bashkuar shqiptarët, por ky vullnet u keqpërdor nga ana e disa personave në udhëheqësinë e Lëvizjes, prandaj sot në konsultim me këto nëndegë dhe anëtarë vendosëm t’i bashkangjitemi Lëvizjes për Reforma-PDSh”,- deklaroi koordinatori i Lëvizjes “Besa” për themelimin e strukturave në Tetovë, Arlind Murtezani.