LR-PDSH dorëzon në Kushtetuese nismën për listën zgjedhore (Video)
![LR-PDSH](http://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2015/07/LR-PDSH1-620x330.jpg)
Lëvizja për reforma e PDSH-së së Zijadin Selës edhe formalisht ka dorëzuar një nismë në Gjykatën kushtetuese për mënyrën e pastrimit të listës së votuesve. Ky subjekt konteston aktet me të cilat rreth 40.000 shtetas duhet në mënyrë aktive të regjistrohen që të kenë të drejtë vote dhe 170.000 tjerë të shkojnë në listën e veçantë të votuesve për jashtë vendit. Alim Fetai nga sektori juridik i Lëvizjes tha se për ta më kontestuese është mundësia që të humbet e drejta e votës nëse dikush nuk regjistrohet sepse kusht të tillë nuk ka në Kushtetutë.