LR PDSH e humb betejën me Gjykatën Kushtetuese, Kryqi në Butel merr dritë jeshile
Gjykata Kushtetuese sot për shkak të mos kompetencës e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e asaj se a është i ligjshëm Vendimi për vendosjen e Kryqit në Komunën e Manastirit, transmeton TetovaSot.
Vendimi për dhënien e pajtimit për vendosjen e kryqit në rajonin e komunës Butel është sjell në muajin shkurt të këtij viti nga Këshilli i komunës. Iniciativa e kontestimit është ngritur nga Lëvizja për Reforma në PDSH.
Nga Gjykata sqaruan se e kanë hedhur iniciativën pasi që nuk është një përshkrim i përgjithshëm, por është i lidhur me një objekt konkret, lëndë, gjegjësisht punë.
Projekti për vendosjen e Kryqit është i Kongresit Botëror Maqedonas.