LSDM e prezantoi Planin për Maqedoninë

217
fresco
LSDM e prezantoi Planin për Maqedoninë
midle
Me moton “Plan për Maqedoninë”, LSDM-ja mbajti Kongresin  e 20-të të partisë.

Nga gjithsej 728 delegatë, të pranishëm janë 539 ose 74 për qind.

Në Kongres ishin ish-kryetari i partisë Branko Cërvenkovski, deputetë nga Parlamenti Evropian, si dhe anëtarë të lartë të partive të binjakëzuara socialdemokrate.

“Maqedonia më 11 dhjetor do ta festojë jetën. Nuk na nevojitet fitore për shkak të pushtetit dhe ushqimit të egos, ndërsa për qytetarët akoma më pak të rëndësishme janë fitoret partiake”, porositi mes tjerash kryetari i LSDM-së në fjalimin në kongres.

Sipas tij, prej sot LSDM i ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, për të gjitha problemet e tyre, idetë, zgjidhjet…

Sipas zëvendëskryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, partia do të ndërtojë shoqëri pa ndarje të çfarëdo baze, me të drejta të barabarta dhe zbatim të barabartë të ligjeve për të gjithë, do të investojë në infrastrukturë, shëndetësi, arsim…

Para të pranishmëve foli edhe kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë, Stefan Bogoev.

 

Comments