LSDM përmes një komunikate me shkrim kanë theksuar se është koha që partia opozitare VMRO-DPMNE duhet të prononcohet lidhur me referendumin e 30 shtatorit, transmeton Zhurnal.
Nga kjo parti thonë se është joserioze që mos të ketë qëndrim për çështjet kryesore për ardhmërinë e vendit dhe qytetarëve.
“Një decenie, në çdo paraqitje publike dhe në çdo program VMRO-DPMNE fliste për referendum dhe të drejtën e qytetarëve ta thonë fjalën e fundit dhe të vendosin për rrugën që do të hapëron shteti. Tani referendumi është para nesh, kur u sigurua antarësimi në NATO dhe BE me identitet të pranuar maqedonas, Hrisijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë qëndrim të qartë. Është koha që Mickoski dhe VMRO-DPMNE përfundimisht të tregojnë se për çfarë janë dhe të deklarohen për referendumin”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të LSDM-së.