Atë që VMRO-DPMNE pa turp keqpërdor ngjarje tragjike dhe nxit tensione mes qytetarëve flet për mungesë të ndërgjegjes dhe vetëdijes në kreun e kësaj partie, thuhet në kumtesën e sotme të Qendrës për komunikime të LSDM-së.
“VMRO-DPMNE 11 vite ka nxitur ndarje mes qytetarëve dhe në vend se të dënojë, ka nxitur gjuhë të urrejtjes, ndërsa tani përmes përhapjes së lajmeve të rreme dhe akuzave të pabaza mundohet të nxit tensione mes qytetarëve.
Apelojmë për qetësi deri te gjithë qytetarët dhe deri te institucionet që të veprojnë në mënyrë adekuate dhe në suaza të kompetencës së tyre ligjore.
Publikisht është e qasshme se Ministria e Punëve të Brendshme për një ditë i gjeti të dyshuarit për veprën e kryer penale. Rasti dhe rikualifikimi i veprës penale tani janë në duart e Prokurorisë kompetente.
Presim që përmes procedurës ligjore dhe transparente, fajtorët për këtë akt të bartin përgjegjësi adekuate në pajtim me ligjet në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.