LSDM fton qytetarët në protestë, Zaev: Të marshojmë për drejtësi

250
fresco

midle

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ftoi qytetarët në marshin protestues të 11 tetorit, në të cilin, sipas tij, do të tregohet se sa qytetarët janë të bashkuar dhe të gatshëm për të luftuar regjimin dhe për të sjellë demokracinë.

Kreu i opozitës i bëri thirrje sektorit civil, partive dhe intelektualëve që t’i bashkohen protestës dhe me këtë të vulosin fillimin e ndryshimeve rrënjësore në Maqedoni.

“Konfirmojmë realitetin tonë për të luftuar për jetë të dinjitetshme në vendin ku jetojmë. Do të marshojmë për luftën kundër varfërisë, për rroga më të larta, për vende pune, për të rinjtë të cilët duan të mbeten në atdheun e tyre. Marshojmë për drejtësi dhe të drejta, për unifikim, marshojmë për zërin qytetar”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Comments