LSDM: Gruevski, Trajanovski dhe Çavkov do të përgjigjen për “qarkoren e vdekjes”
“Nikolla Gruevski, Koce Trajanovski dhe Mitko Cavkov do të përgjigjen penalisht për mashtrim, paaftësi dhe shkaktim të dëmit të qytetarëve që pësuan nga fatkeqësia natyrore. Do të përgjigjen sepse kanë lëshuar në përdorim një qarkore të rrezikshme, dhe duke mos i pastruar gjithë kanalet e rrezikshme” kështu ka adresuar akuza të rënda zyrtari i lartë i LSDM-së, Petre Shilegov, në drejtim të udhëheqësis më të lartë të VMRO-DPMNE-së, i cili prezantoi para medieve fakte lidhur me fatkeqësinë natyrore që goditi disa javë më parë lagjet e Shkupit, transmeton Zhurnal.mk
Sipas Shilegov, arsyeja kryesore që u shkaktua vdekja e shumë viktimave ishte Nikolla Gruevski së bashku me ish Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, në vitin 2009 kanë lëshuar në përdorim qarkoren, ndërsa nuk kanë siguruar mbroje nga vërshimet të vendeve në afërsi të kësaj qarkore.
Shilegov, shprehet se janë harxhuar shumë miliona euro për “rrotën e çmendurisë” dhe për anije piratëshe, ndërsa për jetën e njerëzve nuk kanë ndërmarrë asgjë.
“Keni harxhuar shumë miliona euro për “ rrotën e çmendurisë” dhe për anije piratëshe, ndërsa për jetën e njerëzve nuk kanë ndërmarrë asgjë. Do të përgjigjeni”- shprehet Shilegov.
Nga ana tjetër, sipas Shilegov, edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ka përgjegjësi, sepse i njëjti ka aplouduar kur është inauguruar kjo qarkore, duke e ditur se e njëjta mund të vërshon Stajkovcin.
“Koce ti mban përgjegjësi edhe për gjitha viktimat që humbën jetën natën e fatkeqësisë natyrore. Mitko Cavkov edhe ti do të përgjigjesh penalisht sepse ke lejuar që të mos ketë polici trafiku në momentet kritike kur ka ndodhë fatkeqësia, që vozitësi para së gjithash mos të shkojnë kah qarkorja e vdekjes”- ka akuzuar Petre Shilegov nga radhët e LSDM-së.