LSDM-ja ia uroi Trampit zgjedhjen për president të SHBA-së

306

zaev

 Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot dërgoi urim deri te Donald Tramp me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Qytetarët i SHBA-së sot kanë marrë vendim në zgjedhje demokratike, përmes vullnetit lirisht të shprehur, që është veti e një shteti demokratik, siç është SHBA-ja. Demokracia, liria, respektimi i të drejtave të njeriut në çdo aspekt janë mes vlerave themelore për të cilat angazhohet LSDM-ja dhe jam i bindur se në bazë të këtyre vlerave, si dhe deri tani, do të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet e mira”, tha Zaev në urimin.

Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë është në NATO, thotë Zaev dhe shfaqi shpresë se SHBA-ja edhe më tej do të jetë përkrahës i fuqishëm i shtetit ndaj këtij qëllimi strategjik

Comments