LSDM-JA KËRKON DORËHEQJEN E KRYETARIT TË KOMUNËS KOCE TRAJANOVSKI

198

LSDM-ja opozitare në kumtesën e sotme dërguar mediave kërkon dorëheqjen dhe përgjegjësi të kryetarit të komunës të Qytetit të Shkupit  Koce Trajanovski.

“Koce Trajanovski duhet menjëherë të japë dorëheqje pasi për të dhe për VMRO-DPMNE-në prioritet ishte Shkupi 2014, në vend të kanalizimit për banorët e Creshevës, Smilkovcit, Vinicës dhe Lubotenit. Trajanovski është tetë vjet kryetar komune i Qytetit  Shkupit dhe duhet të përgjigjet moralisht, politikisht dhe penalisht për atë që nuk e ka bërë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Për Trajanovskin, theksohet, më me rëndësi ishte t’i harxhojë paratë e qytetarëve për lukse, përmendore, shadërvanë, fasada baroku, gardhe të arta, rrota panoramike, rezidenca luksoze.

Comments