LSDM kërkon që KSHZ dhe komisioni Ad Hoc të reagojnë për thyerje të rregullave në media dhe portale

190
fresco

LSDM ka bërë thirje tek komisioni Ad Hoc dhe KSHZ që në mënyrë urgjente të reagojnë ndaj thyerjes së ligjit zgjedhor nga si thonë ato, media të ndryshme dhe portale njofton Zhurnal.

Mediat janë të detyruara që të respektojnë rregullat nga ligji zgjedhor neni 69 që ndalon promovimin medial para afatit të paraparë me ligj, KSHZ dhe komisioni Ad Hoc tek agjencia e mediave si garantuese e procesit zgjedhor nuk duhet që të lejojnë një gjendje të tillë, thuhet kështu në kumtesën e LSDM-së.

Sipas tyre me këtë joprofesionalizëm nga ana e disa mediave dhe internet portaleve në mënyrë direkte vihet në pikëpyetje gjithë procesi zgjedhor.

Comments