LSDM: Kush e lejoi Gruevskin që të udhëtoje për Turqi me truproja të armatosura?
LSDM edhe sot kërkoi përgjigje në pyetjet se kush ka lejuar që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe truprojat e tij të armatosura të udhëtojnë për në Turqi pa kontrollin adekuat?, transmeton TetovaSot.
Pas skandalit me udhëtimin e Nikolla Gruevskit për pushime në Turqi, duke i kapërcyer procedurat doganore, të sigurisë dhe tjerat, opinioni pret përgjigje në pyetjet e shumta, thuan nga LSDM-ja, dhe pyesin:
“Ende është e paditur se kush ka lejuar që Nikolla Gruevski dhe truprojat e tij të armatosura të ikin për në Turqi pa kontroll adekuat të sigurisë dhe doganor?”, thuan ndërmjet tjerash nga LSDM-ja./TetovaSot/