LSDM, lista e VMRO-DPMNE-s e mbushur me kriminel; VMRO: LSDM frigohet nga humbja e zgjedhjeve

142

Pasi ua anuluam  abulimet të cilat ua lejoi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ata mendojnë se mundë të shpetojnë nga paraburgimi vetëm nëpërmjet listave të kandidatëve për deputet  theksoi Pavle Bogoevski kandidatë për deputet nga radhët e LSDM-së.

“Gjatë viteve të fundit qytetarët protesojnë kundër krimineleve të kesaj qeverie . VMRO DPMNE gënjëhet nesë mendon se atzre qytetarët do t’ua japin voten  për bartësit e krimeve në Republikën e Maqedonisë.” – tha  Pavle Bogoevski, kandidatë për deputet.

Sipas LSDM  kandidimi i një pjese të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së  janë të dyshuar në lëndët e Prokurorisë Speciale dhe kjo  do t’i bind qytetarët që të votojnë kundër pushtetit aktual.

“Gruevski tashmë një vit nuk është kryeministër, u largua nga funksioni shkaku i korrupsionit, krimit dhe përgjimit të paligjshëm të qytetarëve, dhe ata atë nuk do ta harrojnë kurrë. Me këto lista Nikola Gruevski do të përjetojë një dështim katastrofal më 11 dhjetor” – deklaroi Damjan Mançevski nga rradhët e LSDM.

Gjithashtu  LSDM-ja njoftoi për padi penale për pengimin e shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve pas publikimit të listave të partisë minore Socialdemokrate e cila si kandidatë, njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara nominoi persona me emra dhe mbiemra të ngjashëm me ata të kandidatëve të LSDM-së.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja reagoi ndaj akuzave të LSDM-së për listën e kandidatëve të Koalicionit “Për një Maqedoni me të mirë”.

“Frika është e madhe te Zaevi pasi kuptoi se pas 11 dhjetorit jo vetëm se LSDM do të pësojë humbje të madhe në zgjedhje, por edhe ai do të duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë personale për gjithçka që i ka bërë Republikës së Maqedonisë. Nuk ka më fshehje për Zaevin nga përballja e drejtpërdrejt me Nikolla Gruevskin”, thuhet në reagim.

VMRO-DPMNE-ja thekson se LSDM-ka në periudhën e fundit ka bërë gjithçka që të mos paraqitet në zgjedhje dhe ta mbajë vendin në gjendje agonie dhe krize.

“Po vjen dita kur qytetarët do të vijnë në vete dhe do t’i thonë jo politikave destruktive dhe antimaqedonase të kriminelit të aboluar Zoran Zaev dhe LSDM-së”, thotë VMRO-DPMNE-ja në reagimin me shkrim.

Comments