LSDM me katër, VMRO-DPMNE me një ankesë në Gjykatën Administrative

Gjykatësit administrativë më së voni deri nesër duhet që të vendosin në lidhje me katër paditë nga LSDM-ja dhe një nga VMRO-DPMNE-ja që dje u ngritën nga këto parti, pas vendimeve të KSHZ-së.
LSDM ka ngritur katër padi, përderisa VMRO-DPMNE vetëm një që ka të bëje me ankesën e Lëvizjes Besa, gjegjësisht për prishjen e vendvotimit nr.0396/1, në komunën e Gostivarit, njësia zgjedhore numër 6.
Partia Besa, e cila parashtroi 8 ankesa, prej të cilave 7 nuk iu pranuan, nuk ka ngritur padi, pasi që, siç thotë, nuk i beson gjykatës.
Deri nesër Gjykata Administrative duhet që të marrë vendime lidhur me paditë, ku do të dihet nëse do të kemi rezultate përfundimtare nga zgjedhjet apo në ndonjë vend më 25 dhjetor do të ketë rivotime.