Është mirë që VMRO-DPMNE me kujdes të veçantë lexon dhe analizon kumtesat e LSDM-së, ky është shans i mirë që kjo parti opozitare të mësojë se kur u drejtohesh qytetarëve duhet të kesh qëndrim të qartë dhe konkret, politikë të qëndrueshme, plan dhe vizion, kështu thuhet në kumtesën e LSDM-së, informon MEDIAL.
“Veçanërisht kur bëhet fjalë për ardhmërinë e vendit, për çështjet kyçe dhe interesin shtetëror, siç është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe qëndrimi lidhur me referendumin, është tejet jo serioze dhe e papërgjegjshme që një parti politike të mos ketë qëndrim rreth këtyre gjërave”, thonë nga LSDM.
MEDIAL

