LSDM në Lagjen e trimave nuk e respekton gjuhën shqipe?!

Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë nuk është duke e respektuar gjuhën shqipe në Lagjen e trimave në Kumanovë. Kjo gjë bie në kundërshtim me deklaratat e liderit të kësaj partie opozitare që ka kërkuar ta zyrtarizoje gjuhën shqipe në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
LSDM-ja në Lagjen e trimave në Kumanovë mbishkrimin e ka vetëm në gjuhën maqedonase dhe në radhët e saj nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm, ndërsa lideri i saj maqedonas kërkon që ta zyrtarizoje gjuhën shqipe edhe në Strumicë, Koçani etj?
Për ta dëshmuar këtë gjë, LSDM-ja opozitare duhet që ta respektoje gjuhën shqipe në shtabet e saja partiake fillimisht dhe pastaj të nis nga komuna e Strumicës e cila është nën dirigjimin e saj dhe nuk ka asnjë pengesë juridike për këtë gjë.
Përndryshe para disa kohësh, anëtari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në lidhje me çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe theksoi se ajo gjë është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Tetovasot.com
