Shkup, 10 shkurt – Pas paralajmërimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, se kjo parti nuk do të japë nënshkrime për asnjë mandatar nëse ky nuk ofron marrëveshje të shkruar, ka ardhur edhe reagimi nga LSDM, nga ku informojnë se janë duke përgatitur “materialin e shkruar”.
Çfër do të ketë në propozim nuk dihet, por thuhet se letra do të përmbajë të gjitha elementet. Zaevi ka deklaruar dje se ka pika të përbashkëta si çështja e PSP-së, zbatimi i reformave të Priebe-së, por nuk ka harruar të paralajmërojë se “durimi i LSDM-së ka kufi”.
Sapo ta marë propozimin e LSDM-së, BDI do ta mbledh Kryesinë Qëndrore për të vendosur nëse ajo paraqet bazë të mirë për formimin e qeverisë së re, informon Zhurnal.