LSDM: Prioriteti i Qeverisë së re do të jetë një Buxhet i zhvillimit dhe transparent (VIDEO)

337

marjanco-1

Këtë vit, debati për buxhetin e vitit 2017, u përputh me Raportin e Bankës Botërore për gjendjen e ekonomisë së Europës Juglindore. tha deputeti i LSDM-së, Marjanço Nikollov.

“Vërejtja kryesore e Bankës Botërore i përket lartësisë së borxhit publik dhe temposë së huamarrjes që vërteton se ky pushtet i papërgjegjshëm me buxhetet e jozhvillimit në 10 vitet e kaluara, ka punuar vetëm për ti mbytur në borxhe shtetin dhe qytetarët.

Pushteti i injoron sugjerimet e Bankës Botërore se duhet të nisë ta ulet huamarrjen dhe të fillojë konsolidim fiskal sepse borxhi publik do të arrijë mbi 50% nga PBB duke nisur që në vitin 2016.
Edhe në vitin 2017, Qeveria me këtë Buxhet jozhvillor projekton një deficit të ri dhe borxhe të reja prej 305 milionë eurosh”, tha ai.

Ai tha se përsëri injorohen sugjerimet e Bankës Botërore se rritja e të ardhurave është minimale.

“Përkundrazi, kemi një ekspanzion të të dhënave buxhetore, shpenzimi i të cilave nuk është i arsyetuar për shkak se pjesa më e madhe e këtyre të dhënave shpenzohen në mënyrë joproduktive dhe për projekte jozhvillore siç janë fasadat baroku, rrota panoramike, kopshtet e parajsit…

Banka Botërore vërtetoi se në vitin 2017 transferimet në PIOM (SPIM, Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë) do të rriten për 20 milionë euro dhe kështu deficiti i SPIM-it e arrin nivelin më të lartë në historinë, prej 450 milionë euro.

Ky buxhet për vitin 2017 do të pësojë revizion themelor. Maqedonia ka nevojë për pushtet që do të punojë në mënyrë ekonomike dhe të ndershme , që do të kujdeset për shtetin dhe për nevojat e qytetarëve dhe hapi i parë në këtë drejtim duhet të jetë miratimi i një Buxheti zhvillor e transparent për vitin 2017″, theksoi Nikollov.

Comments