LSDM: Pushteti të mbajë përgjegjegjësi për fatkeqësinë nga vërshimet

211
fresco
midle
070401031Pushteti duhet të mbajë përgjegjësi për fatkeqësinë që ndodhi nga vërshimet në Hasanbeg, Stajkovcë, dhe zonat përreth pasi që kanë keqpërdorur mjetet që dedikohen për pastrimin e shtratit të kanalit që rrjedh në Kamnik, Hasanbeg, Stajkovcë, Brnjanci dhe Haraçinë.
Nga LSDM thonë se 3 miljon euro që  kanë qenë të dedikuara për pastrimine kanalit kanë përfunduar tek personat e afërt me pushtetin.
“Përderisa mjete të mëdha të parave përmes programit për zhvillim rural në mënyr të dyshuar kanë mbaruar tek persona apo firma të afërta me pushtetin, kanalet mbetën të papastruara. Keqpërdorimi me paratë e qytetarëve, apo 3 miljon euro, para vetëm një muaji verëtetoi edhe Enti Shtetëror për Revizion. Në mënyrë të dyshuar paratë për pastrimin e kanalit kanë mbaruar tek xhepat e dikujt, këtë e vërteton jo vetëm LSDM, por e vërteton edhe Enti Shtetëror për Revizion. Paratë për pastrimin e kanalit i kanë marrë firmat vetëm në bazë të kërkesës, pa kontrollorë të agjencia e pagesës ta shohin në terren situatën faktike dhe për atë të dorëzojnë procesverbal”, shprehet deputeti i LSDM-së, Ljupço Nikollovski.
Nikollovski shton se shkaku I keqpërdorimeve të këtiila para 6 muajve kanë paraqitur padi për ministrin e bujqësisë MIhail Cvetkovs, dhe sipas tij Prokuroria Publike duhet ti përshpejtoj veprimet të lidhura me këto krime,  ndërsa sipas tij për ndodhitë me vërshimet VMRO-DPMNE duhet të ketë përgjegjësi morale dhe politike.
Nga LSDM thonë se VMRO DPOMNE dhe Nikolla Gruevski duke I shfrytëzuar vërshimet dhe fatet e familjeve nga rajonet e vërshimeve kanë propozuar ribalc të buxhetit me çka përpiqet që të sigurojë 232 miljon euro për korupsion parazgjedhor.
Ndërkohë nga VMRO DPMNE reagojnë duke theksuar se ata gjithnjë kanë mbajtur llogari për qytetarët edhe kur ka pasur dhe kur nuk nuk ka pasur fatkeqësi elementare.
Sipas VMRO-së, LSDM udhëhiqet nga motoja sa më keq për Maqedoni, aq më mire për LSDM-nnë dhe i shfrytëzon tragjeditë njerëzore për të manipuluar dhe gënjyer opinionin.
Comments