LSDM, rezultatet e KSHZ-së tregojnë paqartësi

290
fresco
midle

Lidhja Social-Demokratike mëngjesin e sotëm ka lëshuar një komunikatë lidhur me shpalljen e rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

 “Rezultatet e para jo-zyrtare të KSHZ-së tregojnë paqartësi rreth numrit të mandateve. Numër i vogël i votave janë vendimtar për numrin e mandateve në disa njësi zgjedhore. Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, për liri është realizuar në kushte të shumë parregullsive dhe trysnive në periudhën para dhe gjatë procesit zgjedhor. Këto probleme që kanë ndikim rreth rezultatit përfundimtar, janë  konstatuar edhe nga vëzhguesit e procesit zgjedhor. Deri në shpalljen e rezultatit final nga KSHZ, një është e qartë si kristali. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski mbaroi. Qytetarët po e kthejnë shtetin në duart e tyre. Në Maqedoni ndryshimet po ndodhin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Comments