LSDM sot vazhdon aksionet për ndihmë në Stajkovcë, Hasanbeg dhe vende tjera të prekura nga vërshimet

275

 

Sot vazhdojnë aktivitetet e LSDM-së opozitare për ndihmë qytetarëve nga rajonet e goditura nga vërshimet e ditës së shtunë.

Kryetari i kësaj çartie Zoran Zaev, së bashku me vullnetar dhe aktivist të LSDM-së, me përkrahjen e veturave të specializuara edhe sot është me banorët e lagjeve të Shkupit të goditura nga moti i keq vikendin e kaluar.

Aksionet për ndihmë vazhdojnë në vendbanimet: Stajkovcë, Hasanbeg dhe Inxhikovë, ndërsa do të shpërndahet edhe ndihmë humanitare në të gjitha rajonet e goditura nga stuhia e madhe që ishte e kobshme për vendet përkatëse.

Comments