LSDM thirrje Mickoskit: Bëhu burrë, po ose jo

199

Hristijan Mickoski të mos fshihet pas lajmeve të rrejshme të VMRO-DPMNE-së, por të dalë para qytetarëve dhe të kumtojë qëndrim të qartë, të prononcohet se për çka është, thuhet në kumtesën nga Qendra për komunikim me publikun e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

“Është mirë që VMRO-DPMNE i lexon dhe me kujdes i analizon kumtesat e LSDM-së, kjo është mundësi që kjo parti opozitare të mësojë se kur i drejtohet qytetarëve duhet të ketë qëndrim të qartë dhe konkret, politika të ndërtuara, plan dhe vizion. Posaçërisht kur bëhet fjalë për çështjet kyçe për ardhmërinë e shtetit me interes më të lartë kombëtar dhe shtetëror, siç është anëtarësimi në BE dhe NATO dhe qëndrimi për referendumin për ardhmërinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Më tej thuhet se në vend që të fshihet pas lajmeve të fake news që i plason VMRO-DPMNE-ja, Hristijan Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të kumtojë se për çka është.

“Ose është për ardhmëri të ndritshme, progres, anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të pranuar të Maqedonisë ose për ngecje, krim, izolim, kthim prapa drejt të kaluarës së errët. Qytetarët janë të përcaktuar për ardhmëri të ndritshme në vend që për mosekzistim, dëshirojnë progres në vend të bllokimit. Në referendumin më 30 shtator qytetarët do të zgjedhin anëtarësim në NATO dhe BE me identitet të pranuar dhe përforcuar të Maqedonisë nga e gjithë bota”.

Comments