LSDM: Todorov të tregojë se ku përfunduan 90 mijë euro për vaksinat kundër gripit

117
LSDM: Todorov të tregojë se ku përfunduan 90 mijë euro për vaksinat kundër gripit

LSDM nëpërmjet komunikatës ka ftuar Nikolla Todorovin të tregojë se ku kanë përfunduar 5 milion denarë për vaksinat e gripit.

“Nikolla Todorov obligohet që menjëherë të përgjigjet se pse ka lejuar që për vaksinë e cila kushton 171 den të paguani 400 den.

Porosisim se shumë shpejt do të kontrollohet se ku kanë përfunduar 5 milion denarë ose rreth 90 mijë euro, para të qytetarëve për vaksinimin kundër gripit,” thuhet midis tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Comments