Ajo që as nuk mund të mendohej në të kaluarën, qeverisja të jetë e përgjegjshme, e ndershme para qytetarëve, transparente dhe t’i respekton rregullat dhe ligjet, po ndodh sot.
Me rënien e regjimit dhe ndryshimet demokratike në vend, nuk ka më të paprekshëm, nuk ka “tanët” “tuajt”, “të atyre” nuk ka ikje nga përgjegjësia, për secilin vlejnë rregullat e njejta.
Nëse është bërë ndonjë lëshim i caktuar ai sanksionohet, ndërmerret përgjegjësi adekuate.
VMRO-DPMNE sot përdëri gënjen. Ashtu siç deklaroi MPB nuk ka keqpërdorim të veturave zyrtare për këtë rast të imagjinuar.
Dallimi në mes sjelljes së përgjegjshme të Qeverisë tani, dhe asaj të regjimit të VMRO-DPMNE-së është i madh. Baza kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk ka kapacitet ta kupton domethënien e fjalëve: përgjegjësi, ndershmëri, transparencë.
Për kohën e qeverisjes kriminale 11 vjeçare të VMRO-DPMNE-së krimi i familjes ishte nën mbrojtjen e instrumenteve të sistemit, më së shumti nga MPB. Regjimi i Nikolla Gruevskit sjelli përgjimet e paligjshme të mijëra qytetarëve, ndërsa policia ishte dora e majtë e keqpërdorimeve dhe partizimit. Ministria për punë të brendshme ishte shndërruar në seli partiake të VMRO-DPMNE-së në zgjedhje.
Ajo kohë tashmë ka përfunduar, tashmë nuk ka MVRO-VMRO.
Maqedonia hapëron përpara si vend normal, demokratik dhe e përparuar në të cilën rregullat vlejnë për të gjithë njejtë.