LSDM-ja vlerëson se akuzat e VMRO-DPMNE-së për gjendjen në shëndetësi janë hipokrite dhe se përmes tyre partia me dëshpërim tenton të përfitojë në bazë të fatkeqësive të qytetarëve dhe tenton ta mbulojë kaosin që e ka lënë në sistemin shëndetësor.
“Përmes sundimit 11-të vjeçar korruptues dhe kriminel VMRO-DPMNE e shkeli dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve dhe bëri kaos në sistemin shëndetësor, ndërsa shëndetësinë në Maqedoni e ka bërë një nga më vdekjeprurëset në Evropë”, thuhet në reagimin e LSDM-së në konferencën e sotme për media të VMRO-DPMNE-së.
Në të shtohet se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e ndryshon qëndrimin e tillë ndaj shëndetësisë dhe përmes punës së përkushtuar i përmirëson dëmet në shëndetësi dhe e avancon sistemin shëndetësor në interes të pacientëve, mjekëve dhe personelit mjekësor.