LSDM: VMRO-ja keqpërdori paranë publike

134

LSDM sot vlerësoi se me lëshimet për akset e reja të autoistradave Kërçovë – Ohër dhe Milladinovc – Shtip, VMRO-DPMNE e dëshmoi moskujdesin dhe paaftësinë për nevojat e qytetarëve.
Partia në pushtet premton se do të gjindet zgjidhje për lëshimet në projektimin e autostradave dhe se projektet do të realizohen në interes të qytetarëve.

Sipas LSDM-së, lëshimet e mëdha në ndërtimin e autostradave sipas vlerësimeve të para do të kushtojnë mbi 100 milionë euro para të qytetarëve dhe, siç kumtojnë, kushtojnë pothuajse sa edhe subvencionet e përgjithshme për një vit për të gjithë bujqit në Maqedoni që Qeveria e kaluar i ka paguar me vonesa të mëdha./Gazeta Express/

Comments