LSDM: VMRO-ja të pranojë humbjen e zgjedhjeve

232

Qytetarët e Maqedonisë pas një kohe të gjatë kishin mundësi të votojnë në zgjedhje të lira dhe demokratike sipas vullnetit të lirë dhe pa trysni.

“Organizimi i zgjedhjeve kriminale dhe keqpërdorimit sistematik të institucioneve dhe resurseve shtetërore për qëllime partiake ishin mjet i sundimit të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së dhe ajo kohë përfundoi.

Në vend se të kërkojë arsyetime absurde, VMRO-DPMNE duhet të uroj qytetarët për zgjedhjet e lira dhe të pranojë humbjen zgjedhore.

Comments