Luana Bajrami aktorja kryesore në filmin që fiton Oscar

358

Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva”, ku luan aktorja shqiptare Luana Bajrami, ka fituar çmimin Best Live Action Short Film në ceremoninë e Academy Awards.

Regjisorët e filmit, me ta pranuar trofeun nën emicione të mëdha, e përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Luana Bajrami Rrahmani është nga fshati Pleshinë komuna e Ferizajt. Në film, Bajrami interpreton rolin kryesor në një histori të vendosur në një Paris të “pazakontë”, ku puthjet janë të ndaluara dhe konsiderohen shkelje e ligjit, ndërsa personazhet përballen me një realitet absurd dhe të ftohtë.

Fitorja e këtij filmi e vendos edhe emrin e Bajramit në skenën më të mëdha të kinematografisë botërore, duke shënuar një moment të veçantë për aktoren shqiptare në skenën e Oscars./faktiditor.info

Comments