Luana Vjollca ka shumë dashuri për Kosovën (FOTO)

Këngëtarja Luana Vjollca e ka bërë shumë rutinore rrugën Tiranë-Prishtinë. Ajo përmes rrjetit social Instagram ka treguar se është duke ardhur sërish në Kosovë. Kujtojmë që këngëtarja është në përgatitje të këngës më të re me disa producentë nga Kosova.
Por kjo nuk është e vetmja arsye që ajo e viziton kaq shume Kosovën, sepse para disa muajve është raportuar se ajo është në lidhje me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krencar Cocaj. Kështu që Luana ka shumë arsye për ta vizituar Kosovën, dhe natyrisht që edhe dashuria nga fansat nuk i mungon në të gjitha qytetet e Kosovës./Sovrani.info