Luçiano Moxhi analizon Partizanin

241
Luçiano Moxhi ka mbetur i kënaqur nga ajo që ka parë tek skuadra e Partizanit. Ish-drejtuesi i Juventusit, sot këshilltar i të kuqve, veçoi disa nga emrat e lojtarëve që i pëlqyen më shumë.

Nuk ishte e lehtë të ndiqte Superligën shqiptare, për një njeri të mësuar me Serinë A.
Gjithsesi, Luçiano Moxhi është profesionist, dhe i përgjigjet kontratës që ka.
Detyra e tij e tanishme është tek Partizani, të cilin duhet ta shohë nga afër dhe ta ndihmojë.
Pas ndeshjes së dytë ku ishte I pranishëm, atë ndaj Kukësit, ish-drejtuesi i lartë i Juventusit, tregoi përshtypjet për skuadrën e Starovës.
Loja e Kukësit e pengoi shumë Partizanin.
“Por, pashë lojtarë që nuk është se nuk më pëlqejnë. Për shembull numri 36, Atanda, që luajti së bashku me Malotën. M’u duk se ishin një dyshe shumë e mirë, njëri shumë i fortë fizikisht, tjetri i aftë në rikuperim. Portieri pastaj është një garanci. Po ashtu, Batha nuk është se nuk më pëlqen. Është një skuadër, në të cilën mund të punohet, për të bërë gjëra të mira”.
“Unë si përforcim do të sillja dikë që të gjuajë drejt portës. Për ta gjetur duhet ta kërkojmë”.
Partizani, gjithsesi, e ka sulmuesin kryesor, Ekubanin.
“Teknikisht është shumë mirë, por nuk është se gjuan shumë në portë. Gjithsesi, krijon panik në mbrojtjen kundërshtare dhe krijon hapësira, në të cilat mund të përfitojnë shokët e tij, por do të duhej një mbështetje për të”.
I denjë Ekuban për Serinë A?
“Le ta marrim më ngadalë”
Comments