Vendimtar edhe në moshën dyzet vjeçare. Francesco Totti, më në fund doli në fushë nga minuta e parë, pas kaq shumë kohë, kundër Cesenas, në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kualifikimi bën që Roma të ballafaqohet në gjysmëfinale me kushërinjtë e Lazios, për të cilën nuk mungojnë fjalët e kapitenit legjendar: “Është një derbi, jo vetëm një gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Unë do të preferoja më mirë të takohesha me Interin. Në çdo rast do të paraqitemi si një ekip i madh, por me gjithë respektin e duhur, është gjithmonë Lazio…”