‘Lufta e Tretë Botërore është rrugës!’ Sondazhi i vendeve perëndimore i zymtë

Lufta e Tretë Botërore është duke ardhur dhe planeti është në rrezik nga konfliktet gjithë përfshirëse, në bazë të mendimeve të shtetësave në vendet e mëdha perëndimore.
Një anketë e re tregon se publiku është i zymtë për të ardhmen, nga frika e një “konflikti botëror” që është kanosës, shkruan “The Independnet”.
Me superfuqitë që mbështesin anët e ndryshme të konfliktit të përgjakshëm në Siri, ISIS-i që vazhdon të luftojë në Lindjen e Mesme, vala e sulmeve terroriste në të gjithë globin dhe Vladimir Putin e Donald Trump janë përfshirë në një lojë të ashpër, 9,000 njerëzt nga nëntë vene të ndryshme perëndimore shprehen të frikësuar në sondazhin e YouGov.
Opinioni popullor mendon se paqja botërore nuk ka qenë kurrë më larg.
Ata që i tremben më shumë një lufte janë amerikanët, ndërsa francezët, gjermanët dhe britanikët janë paksa edhe optimistë. 64% e amerikanëve mendojnë se bota është shumë afër një lufte të madhe, krahasuar me vetëm 15% që mendojnë se ka gjasa të ketë paqe./SYRI.net/

