“Lufta e UÇK-së të mbrohet me ligj”


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i ka quajtur absurde dhe të motivuara politikisht dënimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se gjykatat ndërkombëtare janë duke tentuar që luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së ta barazojnë me krimet serbe të kryera në Kosovë. Sipas Gucatit, dikush po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës dhe ta çojë në humnerë.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Gucati i ka barë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Sipas tij, ka rrezik që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krime lufte edhe nga Gjykata Speciale.