Lufta kundër korrupsionit, ambasadorët: Sanksionim për ata që shkelin ligjet



Kështu ka deklaruar kreu i Komisionit anti-korrupsion, Igor Tanturovski. I pyetur nëse anti-korrupsioni do të veprojë edhe për lëndët e paraqitura nga PSP, Tanturovski me përgjigje se do të veprojë ndaj të gjitha lëndëve pa përjashtim, në pajtim me ligjin.
“KShPK vepron rreth të gjitha paraqitjeve që i merr nga qytetarët, miqtë anonim dhe paraqitësit të cilët prezantohen me emër dhe mbiemër. Vepron rreth të gjithave, pa përjashtim”,- deklaroi kryetari i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski.
Ambasadorët dolën me porosi për drejtësi të barabartë për të gjithë. Sipas tyre, përparimi i vendit varet edhe nga mënyra e ballafaqimit me korrupsionin.
“Llogaridhënia juridike paraqet pjesë elementare të demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Pa këtë s’mund të ekzistojë zgjidhje e përhershme e krizës. Sistemi i Prokurorisë duhet të punojë në interes të qytetarëve, e kjo nënkupton sanksionim për të gjithë autorët dhe konfiskim të pasurisë së arritur në mënyrë të paligjshme”,- theksoi ambasadorja e Gjermanisë në RM, Kristine Alt’hauzer.
“Politikanët duhet t’i shpallin tolerancë zero korrupsionit, praktikave korruptive dhe funksionimit korruptim. Mundësia e parë për këtë është formimi i listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”,– theksoi ambasadori i BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
Sipas hulumtimit të ekspertëve evropianë, Maqedonia vuan nga një sistem gjyqësor që është larg sistemit të pavarur, nga institucione dhe media në të njëjtën gjendje, dhe kjo paraqet pengesë në luftën kundër korrupsionit.