Lufta, si u transferuan kufomat e shqiptarëve nga Kosova në Serbi

246

Lufta, si u transferuan kufomat e shqiptarëve nga Kosova në Serbi

Sipas të gjeturave të fundit nga hulumtimi i Fondit për të Drejtën Humanitare në bashkëpunim me Qendrën Ligjore Humanitare, kanë nxjerrë Dosjen “Mbulimi i Dëshmive të Krimit në Kosovë; Fshehja e Kufomave”. Në këtë dosje tregohen saktësisht të dhënat se si u kryen masakrat në Kosovë gjatë luftës së 99’ës. Gazeta Express sjell pjesën e dytë të Dosjes, ku flitet për transferimin e kufomave nga Kosova në varret masive të Serbisë.

Që nga viti 2001, sipas të gjeturave, në varrezat masive janë gjetur 931 trupa të kosovarëve të vrarë, shumica nga ta civilë që ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Këto varreza masive u gjetën kryesisht në Serbi.

Sipas Zyrës për Personat e Zhdukur nga UNMIK’u (OMPF), 744 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive të Batajnicës, vend ky në dalje të Beogradit; të paktën 61 kufoma u gjetën në Petrovo Selo dhe 84 të tjerë u gjetën në liqenin Peruçac. Më vonë, 52 kufoma të shqiptarëve nga Kosova u gjetën në varrezën masive në Rudnicë.

Si u bë transferimi i organeve në varret masive në Serbi

Ushtria dhe policia serbe kishin organizuar transferimin e trupave nga skenat e krimit, me kushtin që të angazhoheshin edhe anëtarët e kompanive lokale të shërbimeve publike, e që me makinat e tyre të transportoheshin në vendin e caktuar, por në ndihmë të iu dilnin edhe civilë dhe pjesëtarë të mbrojtjes territoriale (TO).

Shumica e detajeve të përfshira në këtë transferim të kufomave nga skena e krimit, janë të njohura në lidhje me vrasjen e civilëve në Suharekë.

Mjeku Boban Bobek Vuksanovic, drejtor i Klinikës lokale ambulatore dhe Mirko Gjorgjeviq, banor i Suharekës, 10-15 minuta pas ekzekutimeve, shkuan në picerinë “Kalabrija”, aty u vranë anëtarët të familjen Berisha. Një teknik nga Suhareka, Todor Jovanoviq, pas vrasjeve, i  fotografoi kufomat një nga një brenda picerisë, por edhe në vende të tjera ku u kryen vrasje në Suharekë.

Pastaj, Radojko Repanovic, komandanti i Suharekës, bashkë me mjekun Boban Vuksanovic, Zoran Stanisavjevic – Shef i Departamentit të Mbrojtjes Popullore, kishin urdhëruar oficerët e policisë Velibor Veljkovic, Sreten Jankovic dhe Ivica Novakovic të bënin ngarkimin e trupave nga rruga e Reshtanit dhe piceria “Kalabrija” për në kamion – dhe ata e bënë. Anëtarët e Njësisë së Mbrojtjes Civile bashkë me civilë të tjerë i ndihmuan oficerët e policinë në ngarkimin e kufomave në kamion.

Edhe dy kamionë të tjera kishin marrë kufoma në drejtim të Prizrenit.

Comments