Luftë mes “luanit dhe tigrit”, Arben Taravari vazhdon ta sfidojë Ziadin Selën

515

Luftë mes luanit dhe tigrit ndodh në ASH. Arben Taravari vazhdon ta sfidojë Ziadin Selën. Edhe pse Sela u bë kryetar në kongresin e parë, siç duket Taravari nuk e lë rehat duke i qëndruar si bisht me paraqitje dhe deklarata të njëjta.

Njohësit e rrethanave këtë sfidë e shohin se Taravari pasi u bë kryetar por edhe pas saj ka pasur një dozë më të tepruar në paraqitje publike duke krijuar kështu më shumë mundësi se ai mund të zëvendësojë Selën. Doza e tij u rrit kur Taravari e fitoi Gostivarin, ndërsa Sela e humbi Strugën. Lufta vazhdon, Taravari me buzëqeshje e pranon se Sela është kryetarë, por ai nuk ndalët duke i bërë karshillëk edhe me deklarata të njëjta.

Një ndër luftërat ndodhi edhe dje, ku dy rivalët e të njëjtës parti folën për hyrjen në qeveri, Ziadin Sela foli për Radio Evropën e Lirë, Arben Taravari për Nezavisen Vesnik. Të dy të njëjtin mendim, “nuk hyjmë në qeveri”.

“Nuk besoj se ka një gjasë të tillë sepse bëhet fjalë për ndershmëri. Asnjëherë nuk kemi lejuar dikush të luajë me ne, nuk do lejojmë të ndodhë edhe njëherë. Në politikë nuk ekziston ‘jo’ , por nga ana tjetër sepse në këto rrethana jo”, u shpreh Ziadin Sela për REL

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u shpreh se nuk dëshiron që ASH të kthehet në Qeveri

“Deri tani nuk ka pasur oferta për kthimin në tanimë “Qeverinë reformatore” të vërtetë. Unë personalisht, lidhur me ate që ka të bëjë me Qeverinë, nuk do të doja të kthehemi, megjithatë ky është qëndrim i imi personal. Qeveria e Zaevit është e njëjta sikur ajo e kaluara, aty janë Amdi Bajram dhe shumë kuadro të regjimit dhe sinqerisht shumë i ngjanë dhe më kujton të kaluarën e keqe në Maqedoni”, ka theksuar Taravari.

Edhe pse këta dy bëjnë luftën mes tyre se kush do të jetë më i fortë, aktivistët e ASH-së shohin alternativa tjera, pasi lista për punësime ju ngeli në xhep dhe tani ata kërkojnë që të sigurojnë një të ardhme më të të mirë për familjet e tyre. /TetovaSot/

Comments