LUFTËRAT NË LINDJEN E MESME, NË RËNIE PJESËMARRJA E SHTETASVE TË MAQEDONISË

189
fresco

Image result for xhihadistet nga maqedonia

midle

“Myslimanët e trojeve tona le ti pastrojnë oborret e tyre e mos të shkojnë të pastrojnë tek fqinjët” është thënia e hoxhë Llukman Nezirit, i cili iu drejtohet  rekrutuesve nga Maqedonia që mos të thirren në emër të islamit për të luftuar përkrah ISIS-it. Imam Neziri është ligjërues në një kurs privat për të rinjtë mysliman dhe thotë se nuk është e mjaftueshme vetëm në xhami të interpretohen mesazhet islame, andaj ai ligjëron edhe përmes internetit dhe thotë se mos edukimi fetar ka quar në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm.

“Për personat e rekrutuar burgu nuk është zgjidhja e vetme, thotë Agron Vojniku, sekretari Bashkësisë fetare islame. Ai thotë se tek të rinjtë është bërë një propagandë e madhe përmes internetit dhe rrjeteve sociale, duke bërë thirrje për luftë të shenjtë “Xhihad”. Por, qëndrimi i BFI-së është që jo vetëm  arsyet fetare, janë arsyet e rekrutimeve në vatrat e luftës së Lindjes së Mesme; Vojniku thotë se shkaqet ideologjike, sociale dhe ekonomike, kanë bërë që persona të marrin këtë rrugën pa kthim”, u shpreh Llukman Neziri, Hoxhë.

Ministri i punëve te brendshme Oliver Spasovski, tha se me faktin kjo quhet vepër kriminale që personat e kthyer nga vatrat e luftës janë radikalizuar, paraqet rrezik serioz për sigurinë e shtetit dhe se duhet tu kushtohet rëndësi atyre në risocializimin e këtyre personave dhe familjeve të tyre.

“Shumë duhet të punohet në këtë drejtim, posaçërisht ne si shtet. Duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike të Maqedonisë, e cila ka një shoqëri multi etnike dhe multi fetare, ekziston mundësia që qytetarët te radilakizohen. Andaj shteti duhet të punoj fuqishëm në gjetjen e mekanizmave që qytetarët mos të radikalizohen dhe njëkohësisht të gjendet formë e risocializimit të personat që kanë qenë për arsye të ndryshme në vatrat e luftës, në Siri, Irak dhe Afganistan. Për këtë duhet të ndihmoj çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë. Këtu nuk ka segment të ndarë të shoqërisë që mund t’i zgjidh këto probleme, duhet që familja, procesi edukativo-arsimor dhe institucionet sociale, madje në fund do të thosha edhe me instrumentet represive patjetër duhet bashkërisht të merret pjesë në risocializimin dhe ne ruajtjen e stabilitetit të shtetit”, tha Oliver Spasovski, Ministri i punëve te brendshme.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli, tha se jo vetëm forcat e rendit dhe sigurisë duhet të merren me këtë fenomen, por ai këshillon që të ngritët vetëdija tek të rinjtë dhe mos të bien pre e manipulimeve ideologjike dhe mos të bëhen pjesë e ekstremizmit të dhunshëm.

“Sekretari i SHBA-ve, Xhon Kerri para pak kohësh tha se ekstremizmi i dhunshëm nuk fillon në vatrat e luftës, por kjo çështje fillon në përditshmëri: në shtëpi, në fqinjë, në klasat shkollore, në vendet e punës. Me këtë problem ballafaqohen shumë shtete, vendi im e përjeton të njëjtën ashtu siç ballafaqohen partnerët tanë në Evropë dhe në Ballkan. Është shumë e rëndësishme, që përpos të ballafaqohemi me këtë çështje, të gjejmë arsyen që i bën këta të rinj të ndjekin hapat drejt radikalizimit dhe për të gjetur mënyrat që gjithmonë t’i parandalojmë ato. Pra, ky është qëllimi i këtij studimi që të na ndihmoj për t’i kuptuar se çfarë i shtynë njerëzit këtu në Maqedoni drejt këtij fenomeni, çfarë i bënë këta persona të rinj, të ndjejnë që kjo është mënyra më e mirë për të shprehur pikëpamjet e tyre dhe pastaj të mundohemi të bëjmë diçka për këtë dukuri. Të ndërtojmë një shoqëri të qëndrueshme”, u shpreh Xhes Bejli, Ambasadori amerikan në Maqedoni.

Promovimi  i hulumtimit për përpjekjet e Maqedonisë në kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm nga organizata “Analitika” është realizuar nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti, me përkrahjen e ambasadës amerikane. Andreja Bogdanovski, hulumtuesi i çështjeve të sigurisë në shoqatën “Analitika” tha se numri i rekrutimeve ka rënë edhe nga vendet e rajonit, siç është Bosnja Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.

“Edhe pse ka rënë numri i rekrutimeve, kjo nuk do të thotë se është arritur qëllimi përfundimisht. Përkundrazi, nga ata do të gjenden mënyra tjera që të vazhdohet me përhapjen e ideologjisë së radikalizimit. Vlen të theksohet sa është me rëndësi roli i parandalimit të kësaj dukurie, jo vetëm policia dhe organet e sigurisë, jo vetëm shërbimet sekrete për zbulim dhe kundërzbulim, mirëpo edhe qytetarët, bashkësitë fetare, Ministria e arsimit, Ministria për punë dhe politikë sociale dhe faktorët tjerë relevant janë të rëndësishëm në përmirësimin e kësaj gjendje. Po ashtu edhe “Analitika” si shoqëri civile punon në këtë drejtim. Gjithashtu, dua që të theksoj se strategjia për luftë kundër terrorizmit është sjellë në mars të këtij viti, por mungojnë planet aksionare dhe shpresojmë se kjo do të zgjidhet sa më parë me qëllim ekipimin e të gjithë aparatit shtetëror  për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm. Siç e thash, shumë video materiale me përmbajtje të ekstremizmit radikal janë të shpërndara në internet dhe kjo duhet te theksohet në analizat e mëtejshme sepse nga hulumtimet e bëra, del se të rinjtë kontaktin e parë me ekstremizmin e dhunshëm e kanë pikërisht nëpërmjet rrjeteve sociale. E pastaj deri te arritja e momentit të rekrutimit realizohet përmes kontakteve personale ose familjare”, tha Andreja Bogdanovski, Përfaqësues i shoqatës “Analitica”.

Në këtë analizë theksohet se me hyrjen në fuqi të ligjit për sanksionim të qytetarëve deri më 5 vjet burg, në rast pjesëmarrjeje në formacionet ushtarake dhe paraushtarake të luftërave jashtë shtetit, ka rënë numri i të rekrutuarve të rinj nga Maqedonia që merrnin pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme. Lidhur me këtë është nënvizuar në rastin “Qelia”, ku u dënuan 11 persona për pjesëmarrje në këto luftëra, ndërsa ky rast siç thuhet ka ndikuar në parandalimin e rrjetit të organizimit të rekrutimeve dhe se në vitin 2016 nuk është regjistruar asnjë rekrutim nga Maqedonia.

Comments