“Lugina Kërkon Drejtësi: Reagimi i Kryetarit të LPD-së për Bllokimin e Fondeve”

54
fresco

Serbia përsëri ka bllokuar fondin e Republikës së Kosovës këtë herë fondin që do të financonte tekstet mësimore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Një akt i turpshëm që godet më të pafajshmit fëmijët shqiptarë që duan të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Shteti që çdo ditë vajton, pa të drejtë, për serbët në Kosovë, vazhdon të diskriminojë brutalisht shqiptarët autoktonë të Luginës popull që jetonë këtu shumë më përpara se kufijtë që njohim sot.

I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, organizatave për të drejtat e njeriut dhe miqve tanë në gjithë botën, Reagoni!
Ky shtet i ka kaluar të gjitha kufijtë e arsyes dhe të humanitetit.
Mos lejoni që fëmijët shqiptarë të mbesin pa libra, pa të ardhme dhe pa dinjitet.

Lugina nuk hesht. Lugina kërkon drejtësi! 🇦🇱✊
Reagimi i kryetarit të LPD-së Shqiprim Musliu

Comments