Luis Enrique: Barcelona nuk vuan për portier
Luis Enrique ka deklaruar se çështja e portierëve te Barcelona, nuk është një problem i madh.
Trajneri është pyetur rreth mundësive të largimit të Claudio Bravos dhe Ter Stegen, pasi të dy synojnë vendin e titullarit te Barcelona.
Ter Stegen është përfolur për një kalim te Manchester City, ndërsa Bravo ka paralajmëruar largimin nëse nuk i sigurohet një vend i titullarit.
Por këto spekulime, nuk paraqesin problem për Barcelonën, sipas trajnerit Luis Enrique.
“Nëse dikush largohet, nuk paraqet ndonjë problem për ne”, u përgjigj trajneri i Barcelonës, përcjell Lajmi.net