
Fitorja e Barcelonës kundër Athletic Bilbaos (3-0), ka kënaqur trajnerin e ‘Blaugranave’, Luis Enrique, duke e quajtur “një pasdite e këndshme” fitoren e skuadrës së tij.
Tekniku spanjoll pas ndeshjes tha se është i kënaqur me lojën që treguan të përzgjedhurit e tij. Ai lavdëruar skuadrën e tij për performancën e treguar në duel me baskët.
“Ne të gjithë kemi nevojë për të parë një ndeshje të tillë. Unë jam i kënaqur me skuadrën time. Ishte një pasdite e shumë e mirë”, ka thënë Enrique.
Ai shpreson se skuadra e tij do të vazhdojë më formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Barcelona pas kësaj fitore, është vetëm një pikë larg Real Madridit, kjo e fundit nesër luan në udhëtim tek Celta Vigo.

