Luis Figo-Ronaldos: Nuk je ti lojtari më i mirë i gjithë kohërave të Portugalisë

103

 

Moebel THEMA

figo-ronaldo

Pavarësisht se Portugalia fitoi për herë të parë një veprimtari madhore në Euro 2016, Luis Figo mendon se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në vendin luzitan është Eusebio dhe jo Cristiano Ronaldo.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Real Madrid dhe Inter, Luis Figo, gjatë një interviste për një televizion portugez, ku mjaftonte t’i përgjigjej me “e vërtetë” apo “e rremë” pyetjeve të drejtuesit të emisionit, habiti të gjithë në momentin që e pyetën tekstualisht: A është Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë portugez i të gjitha kohërave? “Nuk mund të them nëse diçka e tillë është e vërtetë apo falso, por unë mendoj se asnjë portugez nuk ka qenë më i aftë se Eusebio në historinë e futbollit,” – deklaroi Luis Figo, transmeton Telesport.al.

Në këtë program televiziv ishte i pranishëm edhe ish- sulmuesi i Barcelonës, bullgari Hristo Stoichkov, i cili e pyeti Figon në lidhje me “tradhtinë” e tij kur kaloi nga Barcelona te Real Madrid. “Në Barcelonë ka akoma njerëz që të ofendojnë. E vërtetë apo e rremë,” – pyeti Stoichkov. Figo tha: “Diçka e tillë është e rreme me një përjashtim: vetëm t’i më ofendon akoma.” Përgjigja e Stoichkov ishte: “Sigurisht, kur jam si tifoz në stadium, unë do të ofendoja”.

Comments