Barcelona mund të mbetet pa sulmuesin Luis Suarez.Reprezentuesi uruguaian është një prej futbollistëve kryesorë tek gjiganti katalan.

Por, “Don Balon” ka bërë të ditur se Manchester City dhe Manchester United janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për rikthimin e tij në Premierligë, përcjell “Lajmi.net”.Të dyja klubet nga Manchester janë duke përgatitur ofertë me vlerë prej 150 milionë euro për ta bindur Barcelonën për shitjen e Suarezit.