Lukaku, për 100 mln Euro te Man. United

270
fresco

Tani është zyrtare. Romelu Lukaku do të luajë sezonin e ardhshëm për Manchester United. Pavarësisht tentativë ssë fundit të dëshpëruar të Chelseat që rinisi tratativat, Djajtë e Kuq lajmëruan nëpërmjet tëiterit akordin me Everton për transferimin e 24 vjecarit belg në Old Trafford. Në arkat e klubit nga Liverpuli do të shkojnë në këmbim rreth 85 milionë euro. Lukaku do të bëhet kështu lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e United pas blerjes së Pogba vitin e kaluar. Vetë Pogba që ndodhet me poshime bashkë me Lukakun, e priti zyrtarizimin me publikimin e një videoje ku të dy shfaen duke ballëzuar. Në lajmërimin zyrtar gjithsesi United specifikon se gjithcka mbyllet me kalimin e vizitave mjekësore të sulmuesit që ishte një ndër objektivat kryesorë te Chelseat të Antonio Conte-s. Manchester United dogji konkurencën e ribvalëve londinezë me një lëvizje surprizë duke paguar 85 mln Euro por edhe 15 mln euro të tjera në formë bonusesh, duke qenë se gjatë gjithë kohës ishte folur vetëm për mundësinë e afrimit të Alvaro Morata-s. Mourinho ka gjetur në këtë mënyrë sulmuesin e tij të ri, pas mungesës së rinovimit me Zlatan Ibrahimovic. Në të kaluarën Mourinho kur ishte trajner i Chelseat në 2014 dha miratimin për shitjen e Lukakut për 35 milionë euro. Te Everton Lukaku gjatë kësaj periudhe ka shënuar 53 gola në Premier League dhe 71 në të gjitha kompeticionet. Sezonin e kaluar ai shënoi 26 gola në gjithë kompeticionet, duke u renditur i dyti në historinë e Everton pas Gary Lineker që kishte shënuar 40 gola në sezonin 1985-1986. Që nga debutimi i tij me Belgjikën në 2010 ish futbollisti i Anderlehtit ka shënuar 20 gola në 57 prezenca me përfaqësuesen e vendit të tij.

Comments